Kultura
Arben Zharku, në jurinë e Festivalit të Filmit në Munih
Për pjesëmarrje kanë konkurruar 81 shkolla filmi nga 41 vende të botës. ndërsa numri i filmave që kanë konkurruar është mbi 280 sish

Në Munih, nga 13 deri më 19 nëntor mbahet Festivali i 31-të me radhë i filmave të regjisorëve të rinj, respektivisht studentëve të regjisë. Festivalin e organizon Shkolla Ndërkombëtare e Filmit në Munih e cila synon që të sjellë në këtë qytet filmat më të mirë të studentëve, të prodhuar gjatë një viti, shkruan kino-zeit.de
Sipas udhëheqëses së festivalit, Diana Iljine, kanë konkurruar për pjesëmarrje 81 shkolla filmi nga 41 vende të botës. ndërsa numri i filmave që kanë konkurruar është mbi 280 sish. Ajo shton se jo vetëm sasia, ehde cilësia e filmave që kanë ardhur është e jashtëzakonshme.
Për këtë arsye, juria e festivalit do të ketë një punë të rëndë për të bërë përzgjedhjen e filmave për pjesëmarrje. Para kësaj sfide gjendet edhe producenti, aktori dhe drejtori i festivali “Skena Up” nga Prishtina, Arben Zharku, i cili është njëri nga tre anëtarët e jurisë.
Krahas tij në jurinë e cila do të zgjedhë vetëm një nga gjashtë filmat, janë edhe kuratorja e iFestivalit, Myriam Alexowitz nga Këlni dhe redaktorja e televizionit Arte Katja Ferwanger nga Munihu.
Me çmimet që arrijnë mbi 40.000 euro, ky festival bën pjesë ndër festivalet më të avancuar të filmave të studentëve.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini