Kosova
Kosova në TIR, mbi 1000 shoferë të punësuar dhe 200 milionë euro përfitime
Anëtarësimi i Kosovës në International Road Transport (TIR) do të mundësonte punësimin e së paku 1000 shoferëve dhe vendit do t’i sillte mbi 200 milionë euro përfitime.
Kështu ka thënë kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Arsyeja kryesore e takimit të delegacionit të OAK-së me Lekajn ishte prezantimi dhe përkrahja e projektit infrastrukturor prej 1 kilometër për bizneset e Zonës së Harilaqit të përgatitur nga OAK.
Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, njoftoi Lekajn me problemet që po përballen bizneset në zonën e Harilaqit me infrastrukturë rrugore, duke përfshirë, energjinë elektrike, ujësjellësin, kanalizimin dhe shtruarjen e rrugës, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se në këtë pjesë ndodhen biznese të mëdha me shumë qarkullim, të cilat kanë problem të madh infrastrukturën, duke njoftuar ministrin Lekaj për takimin e realizuar me kryetarin e Fushë Kosovës për këto probleme, i cili në takim ka kërkuar ndihmë nga OAK për përgatitjen e një projekti për këtë rrugë.
Lekaj u shpreh i gatshëm për përkrahjen e projektit për asfaltimin e kësaj rruge dhe vetëm kërkoi që Komuna e Fushë Kosovës ta aprovojë këtë projekt pasi është rrugë lokale.
Po ashtu, u kërkua që rruga Pejë –Zahaq të ketë dalje të rregullt përmes rreth-rrotullimeve, ku ministri premtoi se do të ketë dy rreth-rrotullime të reja, te ELKOS-i në Ramun dhe Qyshk.
Në takim ishin të pranishëm edhe pronarë biznesesh të kësaj zone, të cilët shprehen pakënaqësitë me problemet e shumta që hasin, duke kërkuar një zgjidhje sa më të favorshme.
OAK në këtë takim pati edhe kërkesa të tjera me emergjencë nga ministri Lekaj, siç janë lobimi që Kosova të jetë anëtare e International Road Transport (TIR), ku do të punësohen se paku mbi 1000 shoferë dhe mbi 200 milionë euro do të ketë përfitim Kosova.
Po ashtu, kërkesë tjetër ishte që shoferët e kamionëve të pajisen me kartela digjitale për tahograf në Kosovë, pasi ata po detyrohen të marrin ilegalisht këto kartela nga Serbia.
Kërkesat e tjera të OAK janë edhe sinjalizimi i rrugëve sipas standardeve, informimi i vozitësve për vendet kur ka pengesa në rrugë apo kolona të gjata përmes radios dhe lobimi për largim nga CEFTA si UNMIK dhe Kosova të anëtarësohet si Republikë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










