Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Ilir Dugolli, flet për të përditshmen belge “Le Soir”
Në një intervisrë dhënë të përditshmes së renomuar belge “Le Soir”, ambasadori i Republikës së Kosovës në Blegjikë, Ilir Dugolli. flet për raportin e Dick Marty-t, me ç‘rast ai ka potencuar se me raportin e tij të famshëm, i bërë publik më 16 dhjetor të vititi të kaluar, Dick Marty pretendon të kontribuojë në zbardhjen e së vërtetës për Kosovën.
Duke u pozicionuar në rolin e mbrojtësit të të drejtave të njeriut dhe të Drejtës ndërkombëtare, Dick Marty ka shkaktuar reagime të shumta, me gjithë se përmbajtja e këtij raporti nuk ka elemente të rinj, në krahasim me librin e Carla Del Ponte: Drerë, kriminelë të luftës dhe unë.
Me siguri se Dick Marty u ka dhënë energji ripërtëritëse kundërshtarëve të Pavarësisë së Kosovës. Ambasadori kosovar më tej mendon se raporti është bërë publik në kohën kur Kosova në skenën ndërkombëtare kishte arritur disa suksese politike, e sidomos pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka qenë e drejtë ligjore dhe para bisedimeve serbo-kosovare, të inicuara nga Bashkimi Evropian për tu drejtuar nga e ardhmja e tyre evropiane dhe për të braktisur të kaluarën nacionaliste.
Duke bërë analiza në lidhje me raportin në fjalë, ai parashtron pyetjen se si mund të bëhet ndonjë krahasim i barabartë në opinionin ndërkombëtar, midis krimeve të regjimit nacipnalist të Millosheviqit dhe krimeve të dyshuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një shembull i ngjashëm, sipas ambasadorit kosovar, ka ndodhur në Argjentinë, kur ushtria argjentinase kishte akuzuar majtistët për dhumë politike, ndërsa pas verifikimit nga ana e një komisioni ndërkombëtar, ishte konfirmuar se kjo dhumë ishte shkaktuar nga qarqet ushtarake argjentinase.
Duke vazhduar më tej, Dugolli ka theksuar se autoritetet e Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë me organet e pavarura ndërkombëtare të drejtësisë për të hetuar akuzat për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë dhe se zbulimi i së vërtetës për krime lufte nuk i trembë ata. “Jam i gatshëm të vë bast se skenari i Argjentinës do të ripërsëritet, ndërsa ky raport vetëm se ka shkaktuar vonesë për fillimin e dialogut serbo-kosovar”, ka përfunduar ambasadori kosovar, Ilir Dugolli.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









