Lajme
Ambasadori gjerman deklarohet pas takimit me kryeministrin Hoti
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt është takuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ku kanë diskutuar për planet e Qeverisë Hoti gjatë mandatit të saj.
Heldt në Twitter ka shkruar se gjatë këtij takimi është theksuar se pritet bashkëpunimi i Gjermanisë në çështjet si dialogu, sundimi i ligjit dhe trajtimi i krizës së COVID-19.
“Pata takimin e parë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin. Kryeministri më informoi për planet e qeverisë së tij. Ai nënvizoi se pritet që Gjermania të bashkëpunojë si donatori më i madh dypalësh, duke përfshirë çështjet si dialogu i udhëhequr nga BE-ja, sundimin e ligjit, trajtimin e krizës COVID, luftimin e korrupsionit. Integrimi në BE, ka nevojë për strukturë në Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Heldt, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












