Kosova

Ambasada Zvicrës kërkon buxhet për komunitetin pakicë

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë thirrje për Parlamentin e Kosovës që të miratohet një buxhet për fëmijët me aftësi të veçanta nga komuniteti pakicë

Përmes një njoftimi Ambasada Zvicerane ka përshëndetur miratimin e fundit të Udhëzimit Administrativ 17/2018 për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave të Mësimit nga Ministria Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e cila thërret institucionet publike në nivel lokal dhe qëndror për të ndarë burime financiare në punën e tyre, shkruan Albinfo.ch

Ata gjithashtu kanë thënë në njoftimin e tyre se, Zvicra, përmes projektit të Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran për Përfshirjen Sociale, ka mbështetur financiarisht krijimin dhe funksionimin e qendrave të pas shkollës për ca vite. Këto qendra janë treguar shumë mbështetëse për fëmijët e motivuar të cilët kanë treguar rezultate të mira. Fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë përbëjnë numrin më të madh të ndjekësve të këtyre qendrave.

“Komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane janë ende komunitete të dalluara në shoqërinë kosovare. Strategjia për përfshirjen e Romëve dhe Ashkalinjve 2017-2021 është në zbatim, por Qeveria e Kosovës duhet të investojë më shumë në edukimin e këtyre komuniteteve për të ndihmuar integrimin e tyre”,thuhet në njoftim.