Turizëm

Alpinistët evropiane eksplorojnë bukuritë shqiptare

Numri i turistëve të huaj në Shqipëri po rritet nga viti në vit, sidomos gjatë sezonit të verës. Por, Shqipëria ka edhe shumë bukuri tjera, dhe jo vetëm plazhet e jashtëzakonshme.

Për dhjetë ditë me radhë një ekip alpinistësh profesionistë nga Holanda, Sllovenia, Franca dhe Australia bënë zbritje me litarë në disa prej majave më të vështira të kanioneve, duke pasur mundësi t’i eksplorojnë ato në thellësitë mbi 200 metra, raporton “TCH”.

Në këto thellësi vijnë imazhe mahnitëse të këtyre kanioneve, të cilat për gati 30 km përshkojnë malësitë e Kurveleshit, përcjell albinfo.ch.

Ujëvarat, kanionet e bukura, mundësia e zhvillimeve ekstreme, janë disa ‘zbulimet’ e këtij turi.

Përveç plazheve, Shqipëria ka shumë vende të bukura që ende presin të eksplorohen nga turistët e huaj.