Kultura
Alban Pengili, violinisti që entuziazmon gjermanët
Violinisti i jashtëzakonshëm Alban Pengili, tashmë ka koncertuar në pothuajse të gjithë Evropën si dhe, veç tjerash, edhe në Japoni
Rrallëherë dashamirësit e muzikës klasike kanë rastin që në rrethe më të vogla të shijojnë magjinë e një violinisti kaq të vlerësuar. Kjo u bë e mundur të dielën që shkoi në Qendrën Kulturore Hof Jünger në Kirchellen (Gjermani), shkruan gazeta “Dorstener Zeitung”.
Violinisti i jashtëzakonshëm Alban Pengili, i cili tashmë ka koncertuar në pothuajse të gjithë Evropën si dhe, veç tjerash edhe në Japoni, dha një program klasik me muzikë të barokut dhe të romantizmit të vonë.
Pengili ka studiuar në Akademinë e muzikës në Essen, tash punon si docent në një shkollë muzike, në Gjermani prandaj është i njohur për një pjesë të publikut, vazhdon gazeta. “Por, me koncertin e të dielës ai do të ngulitej thellë edhe te ata që ende nuk e kanë njohur”.
Me sonatën nr.1 të Bahut, Pengili dëshmoi që në fillim kualitetin e tij të veçantë. Vizitorët e koncertit dëgjonin të magjepsur muzikimin e Pengilit që shkonte deri në kufijtë e skajshëm të shfrytëzimit të shumëllojshmërisë së tingujve të instrumentit me hark, të cilin ai e zotëronte me aq sovranitet dhe virtuozitet.
Ai nxirrte nga violina e tij harmoni të tilla që bënin një simbiozë të mahnitshme me ambientin e pallatit Hof Jünger.
Si falënderim të veçantë për publikun e përzemërt gjerman, Alban Pengili në përmbyllje bëri një interpretim origjinal, me violinë, të himnit kombëtar të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










