Ahmeti: Maqedonia mund të ketë president shqiptar
Në një të ardhme të afërt Maqedonia mund të ketë një kryeministër ose një president shqiptar, ka deklaraur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti
Lideri i BDI-së në Maqedoni ka thënë të jetë shumë normale që pas disa viteve të bisedohet për një kryeministër ose një president. “Mendoj se është e rëndësishme që të dërgohet një mesazh, vecanërisht tek qytetarët maqedonas, se ky shtet është edhe i shqiptarëve”, ka pohuar Ahmeti për mediat maqedonase. “Maqedoninë duhet ta ndërtojmë të gjithë së bashku, duhet ta ndejmë si tonën dhe ta respektojmë, sepse qëllimi ynë i përbashkët është që në këtë shtet të jetojmë së bashku”, është shprehur ai. Në këtë mënyrë, sipas Ahmetit, përkatësia etnike e personit që do të mund të drejtojë një nga këto poste nuk do të jetë e rëndësishme. Kreu i BDI-së ka marrë si shembull rastin e dikasterit të mbrojtjes, të cilën pas zgjedhjeve të parakohshme e drejton një shqiptar nga radhët e partisë së tij. “Ndoshta para disa vitesh nuk mund të mendohej që një shqiptar të ishte ministër i Mbrojtjes. Por ja që edhe kjo ndodhi. Nuk dua të parashikoj se cfarë do të ndodhë pas 4-5 viteve, por gjithcka do të varet nga zhvillimet e proceseve politike në vend dhe dialogut mes partnerëve politikë”, ka shtuar Ahmeti.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë














