Kosova
Adria Airways mbetet në tokë

Linja për në Frankfurt u operua nga WDL Aviation me BAe 146.
Kompania ajrore sllovene Adria Airways nuk do të kryejë fluturime të enjten dhe të premten ashtu siç kishte paralajmëruar. Fluturimi i vetëm që kishte realizuar Adria Airways të martën dhe të mërkurën ishte Frankfurt-Ljubljana. Por Adria as këtë linjë nuk fluturoi me aeroplan të vetin, por u përdor BAe 146 me regjistrimin D-AMGL, të operuar nga WDL Aviation. Sipas një raporti të Adria Airways të enjten dhe të premten do të ofrohet vetëm një fluturim në mbrëmje për në Frankfurt. Edhe ky fluturim ka mundesi që të operohet me ndonjë aeroplan të ndonjë komoanie tjetër, përcjellë albinfo.ch
Për arsye financiare, operimet e Adria Airways u pezulluan që nga e marta. Autoriteti Slloven i Aviacionit lëshoi ënjë ultimatum për transportuesin të Mërkurën deri më 2 Tetor 2019. Deri atëherë, transportuesi duhet të dëshmojë aftësinë financiare, por edhe pagesën e pagave dhe qirave për avionët. Nëse kjo nuk mund të bëhet, licenca e operimit për Adria Airways do të tërhiqet.
Nëse transportuesi paraqet një plan konkret që është i pranueshëm për AAC, Adria Airways do t’i jepet 30 ditë për ristrukturimin e nevojshëm. Qeveria sllovene tashmë ka përjashtuar mundësinë e një kredie shtetërore që do ti mundësonte kompanisë rifillimin e fluturimeve.
E-Diaspora
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet Kozeta vlerësohet lartë në shkencë ...
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz