Sport
Abrashi: Jap maksimumin për Kombëtaren
“Unë do të jap maksimumin sa herë që do të më jepet mundësia për të luajtur edhe pse në mesfushë, rivaliteti është shumë i madh”, ka thënë Abrashi
Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Amir Abrashi njihet për shpirtin e tij luftarak. Ai edhe një herë ka dhënë se jep maksimumin në çdo ndeshje për kuqezinjtë, shkruan albinfo.ch.
“Jam një futbollist që dua të luaj në çdo ndeshje, por është trajneri ai që vendos formacionin, por në skuadër unë nuk jam i vetmi që dua të jem në fushë, sepse janë më shumë se 20 futbollistë që duan të luajnë me ekipin përfaqësues. Unë do të jap maksimumin sa herë që do të më jepet mundësia për të luajtur edhe pse në mesfushë, rivaliteti është shumë i madh”, ka thënë Abrashi në konferencën për media.
Ai ka shtuar se nuk ka problem me trajnerin Gianni De Biasi. “Nuk kam pas asnjë problem me trajnerin, edhe pse dua të luaj gjithmonë e rëndësishme është që skuadra të paraqitet mirë. Duam të marrim pikë ndaj Izraelit dhe kjo është më e rëndësishmja”, theksoi mesfushori i Freiburgut.
Abrashi në fund është shprehur se mund të mundin Izraelin në takimin e 11 qershorit.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











