A do të ankohet Syla në Gjyqin Federal të Zvicrës?
Ndërkohë, për veprën penale të mashtrimit, që e ngarkon Sylën, parashihet dënimi me burg deri në 5 vjet ose me para
Ende nuk dihet nëse deputeti kosovar Azem Syla do të ushtrojë ankesë ndaj vendimit të marrë dy javë më parë nga Gjykata administrative e Soloturnit. Kështu thotë avokati zviceran i politikanit nga Kosova, Christian Affentranger për gazetën “Soloturner Zeitung”.
Të përkujtojmë se atë vendim Sylës i kërkohej që deri më 15 maj 2012 ta lëshojë Zvicrën.
Pas marrjes së vendimit në fjalë, Azem Syla kishte paralajmëruar se do të ushtronte ankesë në instancën më të lartë të gjyqësisë zvicerane, në Gjykatëbn Federale. Kështu, avokati i tij për herë të fundit e kishte lutur klientin që t`ia dërgonte deri të premten dokumentacionin e nevojshëm për të bërë ankesën. Ai po ashtu ia kishte bërë të qartë Sylës se afati për të ushtruar ankesë përfundonte më 23 mars.
Deri të premten, siç shkruan gazeta, avokati nuk ka marrë asgjë nga Azem Syla dhe as nuk është kontaktuar nga ai. Kështu, afati për të vazhduar procedurën mbetet shumë i shkurtë. Avokati Affentranger nuk ka mundur të përgjigjet nëse klienti i tij ka mundur t`ia besojë lëndën ndonjë avokati tjetër në vend të tij.
Gjykata Administrative e Soloturnit, me vendimin e 13 shkurtit 2012 kishte urdhëruar që Azem Syla, deputet i Parlamentit të Kosovës, të braktiste Zvicrën deri në mesin e muajit maj, 2012. Sipas gjykatës në fjalë, “shuarja që i është bërë lejes së tij C të qëndrimit në Zvicër nga Enti për Migracion ka qenë veprim i drejtë, madje enti në fjalë nuk ka pasur të drejtë as t`ia lëshonte lejen e përmendur”.
Në rast se Syla nuk e dërgon rastin e tij në Gjykatën Federale, vendimi i gjykatës administrative bëhet i plotfuqishëm, shkruan “Solothurner Zeitung”.
“Në të njëjtën kohë, prokuroria e përgjithshme e Soloturnit ka nisur një procedurë hetimesh ndaj Azem Sylës për mashtrim”, i është përgjigur Sabine Husi, zëvendëskryeprokurore, gazetës Solothurner Zeitung. Procedurën penale e ka iniciuar fondi i kompensimit i kantonit të Soloturnit (Akso), i cili e bën fajtor Sylën për një shumë prej mbi 400 mijë frangash, të përvetësuara pa të drejtë.
Se sa do të zgjasë kjo procedurë, prokurorja në fjalë nuk ka mundur ta vlerësojë. Por, për një vepër të tillë penale dënimi i paraparë me ligj është heqje lirie deri në 5 vjet ose dënim me para.
Por, Husi thekson se deri në përmbylljen përfundimtare të procedurës penale vlen prezumimi i pafajësisë për të dyshuarin.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













