Sport
Ronald Gërcaliu: Kam shumë për të treguar për jetën time
Futbollisti Ronald Gërcaliu, i cili ka luajtur edhe për kombëtaren austriake, flet për jetën e tij në Tiranë, aventurën dhe karrierën e tij si futbollist
Kushdo që dëshiron të takohet me Ronald Gërcaliun, duhet të rrijë shumë kohë me të. Djaloshi shqiptar ka shumë për të treguar. “Unë mund të shkruaj një libër të trashë për veten time”, thotë 29 vjeçari i cili si futbollist ka pasur një karrierë të trazuar. Prej një ylli të moshave të reja në Austri ku ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Evropian për të rinj, atij iu desh të notonte nëpër ujëra të ndryshme duke kërkuar punë si futbollist nga Austria, në Poloni dhe Rumani.
Tash Ronald Gërcaliu është rikthyer në vendlindjen e tij, në Shqipëri ku aktualisht luan për KF Tirana. Gazeta austriake “Kurrier” e ka takuar futbollistin 29 vjeçar në Innsbruck, aty ku jetojnë bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. “Problemi im është gjithmonë që unë jam shumë i drejtpërdrejtë”, tregon Gercaliu.
Mbrojtësi shqiptar flet për aventurën e tij në Shqipëri. “Unë kam lindur në Shqipëri, por në moshën 12 vjeçare kam ardhur në Austri dhe unë i jam shumë mirënjohës këtij vendi. Këtu unë jam trajnuar edhe si futbollist dhe jam i lumtur që kam mundësinë për të jetuar këtu. Unë doja që një herë në karrierën time të luaja në Shqipëri. Tani, edhe për dy vitet e ardhshme do të banoj te prindërit e mi në Tiranë”.
Ai ka thënë se është i lumtur që Austria do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian dhe pakëz i dhemb sepse nuk është edhe ai me ta. Por për shkak të një lëndimi atij iu desh që 14 muaj të qëndrojë jashtë fushës. Gërcaliu thotë se ende ka kohë për të luajtur futboll, edhe pse pranon se shumë talentë të rinj janë duke treguar vlerat e tyre në futboll, njofton “albinfo.ch”.
Mbrojtësi shqiptar ka folur edhe për reputacionin e tij të keq gjatë viteve të mëhershme.
“Gjithmonë ua kam thënë gjërat të tjerëve në fytyrë. Kjo nuk ka qenë e mirë. Si i ri, kam bërë gabime dhe isha një tip i vështirë. Por ndërkohë unë tash komunikoj ndryshe me të tjerët dhe jam bërë më diplomat. Më është thënë se unë shoh vetëm interesin dhe se në Salzburg kam kërkuar një veturë të shtrenjtë. Me të vërtetë janë treguar shumë histori për mua. Kjo më ka bërë që edhe unë të shkoj në Shqipëri. Për shumë kënd unë kam qene thjesht vetëm një shqiptar. Sikur të isha austriak do ta kisha pasur më lehtë të jem edhe pjesë e ekipit kombëtar. Unë sa herë që kam luajtur për Austrinë, e kam kënduar himnin”, pohon ai.
Më tutje Gërcaliu tregon edhe për problemet që ka pasur me ekipet e ndryshme të cilet më muaj të tërë nuk e kanë paguar.
“Në Ingolstadt, kurrë nuk më është dhënë shansi. Atje isha edhe i lënduar. Ata mendonin se unë po i mashtroj dhe i lënduar kam nënshkruar kontratën. Për këtë arsye unë për 14 muaj nuk kam marrë asnjë lek. Pastaj unë isha në Lodz të Polonisë. Liga ishte e mrekullueshme, por klubi ishte një katastrofë. Kabinat ishin të mykura ndërsa 6 muaj nuk kam marrë para. Në Rumani tek Cluj po ashtu nuk ecte gjithçka mbarë ndërsa në Tiranë nuk janë edhe aq të përpiktë me pagesa”, thotë ai ,përcjell “albinfo.ch”.
Gërcaliu ka thënë se nuk është person që e shikon vetëm si të fitojë para. Ai ka dëshirë të ketë një jetë të lumtur sikur fiton një punëtor ndërsa për karrierën e tij shton. “ Natyrisht se kisha mundur të arrij edhe më shumë. Në anën tjetër unë jam i lumtur që kam pasur mundësinë të përjetoj kaq gjëra të bukura”.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve Shoqata Kulturore Dora d’Istria në bashkëpunim me LSHB fton palët e interesuara të marrin pjesë në...
-
Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat marrin mijëra franga zvicerane
-
Fluks udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët kthehen pas pushimeve verore
-
Kori i Filharmonisë debuton në Gjermani me program ndërkulturor
-
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten