Sport
Barcelona e interesuar për Xhakën e ai nuk di asgjë!
"Menaxheri i Barcelonës, Ariedo Braida do të jetë i pranishëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ku luan Borussia kundër Juventusit të Torinos, vetëm për ta shikuar nga afër lojën e Granit Xhakës"
Klubi i madh spanjoll, Bacelona duket se ka treguar interes për shërbimet e Granit Xhakës. Sipas medieve spanjolle, lojtari i Borussia Mönchengladbach-ut dhe i kombëtares zvicerane qëndron fare lart në listën e dëshirave të Barçës.
Siç shkruan gazeta e atjeshme “El Mundo Deportivo”, menaxheri i Barcelonës, Ariedo Braida do të jetë i pranishëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ku luan Borussia kundër Juventusit të Torinos, vetëm për ta shikuar nga afër lojën e Granit Xhakës.
Por vet lojtari, i pyetur nga Sport Bild ka thënë se po e dëgjon për herë të parë një lajm të tillë. “Unë nuk di asgjë rreth kësaj, por natyrisht se është bukur kur të lakojnë emrin në lidhje me klube të tilla kaq të mëdha. Ndërkaq unë aktualisht ja i përqendruar vetëm te Borussia”.
Kontrata e Xhakës me Borussia Mönchengladbach vazhdon deri në vitin 2019. Thuhet se në kontratë është futur një klauzolë sipas të cilës ai mund ta braktisë klubin në verën e vitit 2017, kundrejt një pagese prej 30 milionë.
Aktualisht, kartoni i Granit Xhakës vlerësohet 20 milionë euro.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











