Jeta në Zvicër
Zvicra do të kontrollojë të dhënat e pasagjerëve ajrorë, ja çfarë duhet të dinë udhëtarët
Zvicra do të nisë përdorimin e të dhënave të pasagjerëve ajrorë për të luftuar terrorizmin dhe krimet e rënda. Sistemi i ri do të përfshijë të dhënat që udhëtarët japin gjatë rezervimit ose check-in-it për fluturimet që lidhen me Zvicrën.
Këshilli Federal ka vendosur që Ligji për të dhënat e pasagjerëve ajrorë të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2026. Ndërsa nga 1 shkurti 2027, Njësia e Informacionit për Pasagjerët, e vendosur pranë Zyrës Federale të Policisë, fedpol, do të nisë përpunimin e të dhënave të njohura ndërkombëtarisht si “Passenger Name Record”, PNR, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat PNR përfshijnë emrin dhe mbiemrin e pasagjerit, të dhënat e kontaktit, adresën dhe numrin e telefonit, datën dhe itinerarin e udhëtimit, si dhe informacione për bagazhin, mënyrën e pagesës dhe personat me të cilët udhëton. Udhëtarëve nuk do t’u kërkohet të japin informacione shtesë për shkak të sistemit të ri. Kompanitë ajrore do t’ua transmetojnë autoriteteve vetëm të dhënat që tashmë i marrin gjatë rezervimit ose check-in-it.
Sipas fedpol, këto të dhëna do të mund të përdoren vetëm për luftimin e terrorizmit dhe krimeve të rënda. Informacionet veçanërisht të ndjeshme, si origjina etnike, bindjet politike ose fetare, gjendja shëndetësore dhe orientimi seksual, nuk bëjnë pjesë në të dhënat PNR.
Të dhënat do të krahasohen me bazat policore dhe listat përkatëse, ndërsa çdo përputhje do të kontrollohet manualisht përpara se informacioni t’u përcillet autoriteteve kompetente. Të dhënat që nuk tregojnë lidhje me terrorizmin apo krimet e rënda do të pseudonimizohen automatikisht pas një muaji.
Sistemi do të vendoset gradualisht. Në vitin 2027, njësia e fedpol do të nisë punën me tetë punonjës dhe kapacitet të kufizuar, ndërsa zgjerimi i mëtejshëm është planifikuar në vitet pasuese. Autoritetet zvicerane theksojnë se PNR përdoret prej vitesh në shumë vende si instrument për luftimin e terrorizmit dhe formave të rënda të kriminalitetit.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












