Shqipëria
Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman Werner Daum
Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ai është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit në Kavajë, ku po qëndronte prej disa ditësh në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të policisë, Daum është gjetur pa shenja jete rreth orës 12:30 të ditës së sotme në dhomën e hotelit dhe dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë natyral.
“Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi Ë. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman).
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Para disa ditësh Daum mori pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, në Kavajë.
“Unë isha këtu për tre vjet, që nga viti 1987, kur hapa ambasadën, deri në korrik të vitit 1990, kur ambasada ime u shemb në kuptimin fizik. Por jo vetëm ndërtesa e ambasadës shkoi drejt rrënimit, por edhe marrëdhënia që unë përpiqesha të ndërtoja me popullin shqiptar, me shoqërinë, me intelektualët, gjithçka dukej sikur ishte humbur. Por, përkundrazi, ajo që ndodhi ishte lindja e diçkaje të re dhe të bukur. Ishte lindja e lirisë. Nuk do të thosha se ishte menjëherë demokracia në Shqipëri, por ishte padyshim lindja e lirisë. Unë pata një dorë të vogël në këtë, por nuk isha personi që solli ndryshimin. Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët, populli shqiptar dhe veçanërisht të rinjtë. Por unë mendoj se edhe një numër i madh intelektualësh ishin forca të rëndësishme që shtynë përpara ndryshimin, po aq sa edhe ata që morën pjesë drejtpërdrejt në revolucion. Dua të përmend në veçanti mikun tim të vjetër të mirë, Ismail Kadarenë. Kadare nuk është vetëm vëllai ynë shpirtëror dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, por ai kishte edhe shpirtin e lirisë.
Dhe edhe një njeri si Ismail Kadare, i njohur në mbarë botën, siç më tregoi vetë më pas, pas revolucionit, edhe ai përballej me hetime nga regjimi sa herë që takohej me mua. Një regjim që dyshon edhe te intelektualët e vet më të mëdhenj është i destinuar të bjerë dhe jam krenar që pata një dorë, sado të vogël, në këtë proces. E dua Shqipërinë, e dua këtë vend, natyrën e tij të mrekullueshme, malet, detin, veçanërisht vendet historike, kishat bizantine, qytete si Berati, Korça, Shkodra, Vlora, dhe më duhet të them se i doja shumë shqiptarët”, u shpreh Daum në ceremoninë e inaugurimit.
Gjatë viteve 1987-1990 Daum ka shërbyer si ambasador i Gjermanisë në Tiranë dhe njihet për rolin e tij të veçantë, duke hapur dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët kundër urdhrave të qeverisë së tij, me bindjen se kjo do të ndihmonte në rrëzimin e regjimit komunist.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











