Lajme
Zvicra po plaket: Kantonet përballen me sfida demografike dhe sociale

Pothuajse një në pesë banorë të Zvicrës është mbi 65 vjeç, një shifër që në disa rajone tejkalon 30 përqind, duke ndikuar thellësisht në jetën sociale, ekonomike dhe infrastrukturore të vendit. Plakja e popullsisë, e konfirmuar nga të dhënat e fundit federale, po kthehet në një sfidë madhore për komunat zvicerane, sidomos në zonat rurale dhe malore, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Në fshatin e vogël Mauborget në kantonin Vaud, i njohur për pamjet e bukura mbi Liqenin Neuchâtel, gati një në tre banorë është mbi 65 vjeç. Megjithëse është një vend i qetë për të jetuar, vendndodhja e largët e ka bërë të vështirë tërheqjen e të rinjve dhe familjeve.
“Vendimet dhe e ardhmja e komunës do të ndikohen nga ky realitet demografik,” thuhet në një studim federal, që thekson se plakja sjell kosto shtesë për shtetin dhe kontribuon në borxhin e komunave.
Corbeyrier, në skajin lindor të Liqenit të Gjenevës, ka shndërruar një hotel në azil pleqsh, i cili tashmë është plotësisht i zënë. Ndërkohë, shkolla lokale rrezikon të mbyllet për mungesë fëmijësh.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Saint-Martin (VS), ku mbi 30 përqind e popullsisë është në moshë pensioni. Autoritetet vendase kanë ndërmarrë masa për të frenuar zbrazjen demografike: kanë hapur qendra për kujdesin ditor, mbulojnë primet e sigurimit shëndetësor për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, dhe shesin tokë ndërtimi në çmime të ulëta për familjet e reja.
“Të moshuarit janë të mirëpritur, por një komunitet i qëndrueshëm ka nevojë për rinovim dhe për familje të reja”, tha këshilltari i komunës, Gaëtan Rossier, transmeton albinfo.ch.
Në kantonin Jura, komunat Bonfol dhe Fahy gjithashtu kanë përqindje të larta të të moshuarve. Jura renditet e treta në Zvicër për përqindjen më të madhe të pensionistëve, pas Ticinos dhe Basel-Landschaft.
Veçanërisht në Ticino, në pjesë të Graubünden-it dhe Zvicrës qendrore, raporti është edhe më alarmues: pothuajse një pensioniste për çdo katër banorë femra. Në krahasim, qytete si Cyrihu, Lozana apo Gjeneva kanë popullsi më të balancuar për shkak të migrimit të brendshëm dhe të huaj, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa disa komuna po ndërmarrin iniciativa lokale për të tërhequr të rinjtë, ekspertët e politikave publike bëjnë thirrje për një qasje të koordinuar kombëtare që përfshin planifikim urban të përshtatur, stimuj fiskalë, dhe mbështetje për familjet e reja, për të shmangur braktisjen e zonave rurale dhe për të ruajtur kohezionin social në të gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj