Integrimi
Fëmijët heqin dorë nga trashëgimia, për të sjellë nënën nga Kosova në Zvicër
Gruaja nga Kosova dëshiron të vijë në Zvicër që t'u bashkohet fëmijëve. Tani shteti duhet të kontrollojë nëse trashëgimia e saj është e mjaftueshme për një jetë këtu
Është një histori tipike e një familjeje emigrante. Në fillim të viteve 1990, menjëherë pas rënies së ish-Jugosllavisë, prindërit kishin ardhur në Zvicër me katër fëmijët e tyre nga Kosova dhe kishin ndërtuar një jetë të re në kantonin St. Gallen.
Kur fëmijët u rritën dhe babai mbushi 52 vjeç, prindërit vendosën të kthehen në atdheun e vjetër.
Pothuajse saktësisht 20 vjet më vonë, babai vdiq dhe nëna u kthye në Zvicër tek vajza e saj më e vogël, e cila tani jeton në kantonin e Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Por kjo punë nuk është edhe aq e lehtë, sepse leja e qëndrimit në Zvicër e gruas tashmë 69-vjeçare ka kohë që i ka skaduar.
Zyra e Migracionit e Cyrihut ka refuzuar menjëherë kthimin e saj në Zvicër, shkruan tages Anzeiger. Të ardhurat e saj prej rreth 20,000 frangash nga pensioni i të vesë AHV dhe nga një pasuri modeste nuk mjaftojnë për të jetuar në Zvicër si një pensioniste e papunë pa përfitime suplementare (EL).
Por, vajza e gruas nuk e pranoi këtë vendim. Sepse, sipas saj, në fund të fundit, nëna e saj ishte trashëgimtarja e vetme e pasurisë së babait të saj. Dhe kjo pasuri përbëhet nga gjithsej 26 prona me sipërfaqe totale 63,000 metra katrorë dhe dy ndërtesa banimi me mbi 800 metra katrorë sipërfaqe banimi.
Sipas raportit vlerësues të një arkitekti kosovar, kjo trashëgimi ka një vlerë tregu prej pak më shumë se 830 mijë eurove, transmeton albinfo.ch. Vajza argumenton se kjo do të mjaftonte për të siguruar qëndrimin e pavarur të nënës së saj në Zvicër.
Megjithatë, drejtoria e sigurisë e refuzoi ankesën e tyre kundër vendimit negativ të zyrës së migracionit. Sipas saj, nuk është vërtetuar se nëna e familjes është trashëgimtare e vetme e pasurisë.
Tashmë Gjykata Administrative ka vendosur ndryshe, siç shihet edhe nga aktgjykimi i publikuar të hënën. Shkak për ndryshimin e qëndrimit është bërë një dekret zyrtar i trashëgimisë nga Kosova, të cilin vajza e ka dorëzuar më vonë. Kjo tregon se të katër fëmijët që jetojnë në Zvicër ia kanë bartur pjesën e tyre të trashëgimisë nënës së tyre.
Prandaj, gjykata ka udhëzuar Departamentin e Sigurisë që të merrte një vendim të ri. Në veçanti, duhet të sqarohet nëse trashëgimia realisht e ka vlerën e deklaruar nga familja dhe a mund të shitet edhe toka dhe patundshmëria në Kosovë.
Gjatë rivlerësimit të kërkesës për qëndrim, duhet të merret parasysh edhe fakti se familja ka qenë subjekt i tatimit në Zvicër për rreth dhjetë vjet (kur çifti ka jetuar në Zvicër), përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, pas kthimit, gruaja ka mbajtur kontakte të rregullta me fëmijët dhe nipërit e saj në Zvicër dhe është vizituar nga ata edhe në vendbanimin e saj.
Sipas vajzës, nëna e saj mund të komunikojë në gjermanisht. Gjykata shkruan se edhe kjo duhet të shqyrtohet. Pra, familja kosovare ka shanse të mira për një fund të lumtur në Zvicër.
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin














