Autotech
Rriten shitjet e veturave në Gjermani e Itali, të tjerat në rënie
Në total, në vitin 2022, tregu i veturave në Bashkimin Evropian pësoi tkurrje me 4,6%
Në dhjetor 2022, regjistrimet e veturave të reja në BE u rritën me 12,8%, duke shënuar muajin e pestë me radhë të rritjes këtë vit.
Pavarësisht këtij rezultati pozitiv, vetëm dy prej katër tregjeve kryesore të rajonit regjistruan rritje. Tregu gjerman dhe italian i veturave e mbyllën vitin 2022 në mënyrë pozitive, duke regjistruar rritje dyshifrore, përkatësisht 38,1% dhe 21,0%.
Spanja pësoi rënie të ndjeshme (-14,1%), kurse Franca mbeti e qëndrueshme (-0,1%), shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Në total, në vitin 2022, tregu i veturave në Bashkimin Evropian pësoi tkurrje me 4,6%, kryesisht për shkak të mungesës së komponentëve në pjesën e parë të vitit.
Edhe pse tregu është përmirësuar nga gushti në dhjetor 2022, volumet kumulative arrijnë në 9,3 milionë njësi, niveli më i ulët në rajon nga viti 1993, kur u regjistruan 9,2 milionë njësi.
Në mesin e katër tregjeve më të mëdha të BE-së, vetëm Gjermania regjistroi rritje në vitin 2022 (+1,1%), falë një rezultati të fortë në dhjetor. Tre tregjet e tjera u përkeqësuan në vitin 2021, ku Italia regjistroi rënien më të fortë (-9,7%), ndjekur nga Franca (-7,8%) dhe Spanja (-5,4%).
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











