Bota
Mbi 40 persona të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal
Aksidentet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë Everestin
Rrëzimi i një avioni pasagjerësh në Nepal ka lënë të vdekur të paktën 40 persona. “Yeti Airlines” u rrëzua në Pokhara të Nepalit perëndimor.
Sipas BCC, në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Operacioni i kërkim-shpëtimit në vend ka nisur punën për gjetjen e trupave të zhdukur. Rreth 200 ushtarë nepalezë janë përfshirë në operacion në vendin e rrëzimit në grykën e lumit Seti, vetëm një kilometër e gjysmë nga aeroporti i Pokhara, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Videot e postuara në rrjete sociale tregojnë pamjet e avionit që po fluturonte ulët mbi një zonë të populluar përpara se të bie, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Kryeministri i Nepalit, Pushpa Kamal Dahal, ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit pas rrëzimit të avionit, ndërsa aeroporti aktualisht është i mbyllur.
ATR72 është një aeroplan turboprop me dy motorë, i përdorur gjerësisht, i prodhuar nga një sipërmarrje e përbashkët e Airbus dhe Leonardo e Italisë. Yeti Airlines ka një flotë prej gjashtë avionësh ATR72-500.
Aksidentet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë Everestin, pasi moti mund të ndryshojë papritur dhe të krijojë kushte të rrezikshme.
Last moment before #NepalPlaneCrash
Authorities confirm 32 people have died.
Rescue mission ongoing for the 40 more people who were flying from Kathmandu to Pokhara pic.twitter.com/bsjbUrazxf— Daughter of Isiolo?? (@MbuthiaAmina) January 15, 2023
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












