Bota
Gjermania synon të ndërtojë 1 milion pika mbushëse për vetura elektrike
Rreth 6.3 miliardë euro do të përdoren për të përshpejtuar zhvillimin e infrastrukturës së veturave elektrike
Qeveria gjermane njoftoi se po planifikon të përshpejtojë zgjerimin e rrjetit të pikave të mbushjes për veturat elektrike.
Berlini synon të ndërtojë 1 milion pika mbushje të aksesueshme nga qytetarët në Gjermani në vitin 2030. Deri më tani, janë rreth 70 000 pika, të cilat janë jetike për të ndihmuar pronarët e veturave elektrike të bëjnë udhëtime më të gjata që shpesh kanë një rreze veprimi të kufizuar.
Rreth 6.3 miliardë euro (6.16 miliardë dollarë) do të përdoren për të përshpejtuar zhvillimin e infrastrukturës së veturave elektrike, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
“Ne nuk kemi kohë për të humbur”, tha Wissing.
“Lëvizshmëria elektronike do të pranohet vetëm nëse mbushja është po aq e lehtë sa mbushja me karburant dhe zonat rurale nuk duhet të lihen pas”, shtoi ai.
“Industria gjermane e makinave synon të bëhet gjithashtu një qendër kryesore për automjetet elektrike dhe infrastrukturën”, tha ai.
“Ndërtimi i pikave të mbushjes në zonat e banuara ose në pikat e karburanteve duhet të përshpejtohet, si pjese e një plani të rënë dakord mes industrisë dhe shteteve federale dhe bashkive”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












