Bota
Sondazhi: Sa preferohet puna nga shtëpia
Mesatarisht në 27 vende, 36 000 të anketuarit do të donin të punonin 1,7 ditë në javë në shtëpi
Sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti gjerman për Kërkime Ekonomike (Ifo), punonjësit nga 27 vende të ndryshme kanë punuar nga shtëpia mesatarisht 1,5 ditë në javë.
“Gjermania është pak më poshtë mesatares, me 1,4 ditë punë nga shtëpia në javë. Në Francë 1,3 ditë/javë, në SHBA 1,6 ditë/javë dhe në Japoni 1,1 ditë /javë”, sipas (Ifo).
Studiuesi dhe bashkautori i (Ifo), Mathias Dolls bashkëpunoi me kolegë nga pesë institucione të tjera kërkimore në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Meksikë, duke përfshirë universitetet “Stanford” dhe “Princeton”, shkruan atsh, transmeton albinfo.ch.
“Rezultatet përfaqësojnë vlera mesatare, pasi në disa industri është e pamundur të punosh nga shtëpia”, tha Dolls.
Sondazhet u kryen nga instituti britanik i kërkimit “Respondi”. Rezultatet u bazuan në një total prej rreth 36 000 përgjigjesh. Sondazhi u krye në dy raunde në verën e vitit 2021 dhe në janar/shkurt të këtij viti.
Sondazhi zbuloi një tjetër të përbashkët ndërkombëtare: punonjësit preferojnë të punojnë nga shtëpia më shumë sesa shefat e tyre.
Mesatarisht në 27 vende, 36 000 të anketuarit do të donin të punonin 1,7 ditë në javë në shtëpi. Kompanitë do të dëshironin ta shihnin stafin e tyre në zyrë më shpesh: mesatarisht, kompanitë kanë planifikuar vetëm 0,7 ditë punë nga shtëpia në javë për punonjësit e tyre.
Sipas sondazhit, koreano-jugorët punojnë më pak nga shtëpia, vetëm gjysmë dite në javë. Megjithatë, në disa vende, përfshirë Korenë e Jugut, të anketuarit ishin punonjës me kualifikime të larta arsimore, prandaj rezultatet nuk janë njësoj të krahasueshme për të gjitha vendet.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













