Lajme
600 mijë shqiptarë më shumë në skemën e rimbursimit të ilaçeve
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se shëndetësia falas është një vizion, një projekt i madh dhe drejt shëndetësisë falas janë hedhur hapa gjatë gjithë kësaj kohe.
Duke folur në Kuvend ku diskutohet në parim projektligji “Për Buxhetin 2021”, Rama tha se, “shëndetësia falas nuk është një premtim si heqja e taksës, e thamë sot dhe e heqim nesër”. “Shëndetësia falas është një vizion, është një projekt i madh dhe drejt shëndetësisë falas janë hedhur hapa gjatë gjithë kësaj kohe”, theksoi Rama, rapoeton atsh, përcjell Albinfo.ch
“E dini ju sa shqiptarë që deri dje nuk figuronin asgjëkundi, rimbursohen sot për ilaçet e tyre? 600 mijë shqiptarë, të cilët nuk kanë mundur në vite të sigurohen nga pikëpamja shëndetësore rimbursohen njësoj si të tjerët”, tha Rama.
“E dini ju sa është rritur kapaciteti rimbursues? Që do të thotë rrugë drejt shëndetësisë falas, nuk do të thotë masa të përkohshme. Kapaciteti rimbursues ka shkuar sot që flasim 110 milionë dollarë. 110 milionë dollarë në vit paguan qeveria sot për ilaçet e shqiptarëve. Ashtu sikundër, aspirinat, ata që janë jashtë bashkë me ju që jeni brenda këtu, i kishit me taksë, 10 % taksonit një kokërr aspirinë”, tha Rama.
“E dini ju sa paketa falas ka në shërbimin shëndetësor shqiptar sot, që nga paketat për sytë e deri tek paketat për operacione dhe për kura të posaçme? E dini? Shkoni shikojeni sa janë”, u shpreh Rama.
“Natyrisht nuk është e gjitha. Dhe pse nuk është e gjitha, e duam ne mandatin e tretë, pse vetëm ne mund ta bëjmë. Të gjithë do na e japin ne mandatin e tretë. Nuk do jua japin juve dhe as atyre që janë jashtë. Se s’kanë çfarë ju japin. Se dhe ajo iu duhet t’ju japin votën dhe t’i sillni Monikën bashkë me Ilirin në dasmë”, iu drejtua Rama deputetëve të opozitës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













