Lajme
Greqia me masa të reja në Mykonos shkaku pandemisë
Mykonosi është një ishull që nuk fle kurrë, ndeja të mëdha në plazhe në kulmin e sezonit të verës i detyruan autoritetet të marrin masa më të ashpra
Greqia me masa të reja në Mykonos shkaku pandemisë nuk do të ketë më ndeja private, kufizimet do të respektohen edhe në restorante.
Greqia do të zgjerojë kufizimet në ishullin Mykonos, një destinacion popullor turistik si dhe në rajonin bregdetar të Halkidiki për të frenuar përhapjen e coronavirusit.
Ndejat plotësisht janë ndaluar, në maksimum nëntë persona do të jenë në gjendje të marrin pjesë në të gjitha tubimet publike dhe private gjersa vendosja e maskave është e detyrueshme vazhdimisht.
Katër persona mund të ulen në të njëjtën tryezë në restorante, por nëse janë pjesëtar të një familje mund të jenë edhe gjashtë klientë.
Ndryshe, Greqia ka regjistruar deri më tani gjithsej 7,472 raste të infektuar me coronavirus dhe 232 vdekje, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











