Lajme
Shkaku i pandemisë në Kosovë u shuan 255 biznese
Gjatë kohës së pandemisë në Kosovë janë shuar 255 biznese, shumica prej të cilave biznese individuale.
Bizneset e vogla janë ato që më së shumti po e ndjejnë krizën ekonomike të pandemisë, disa prej të cilave kriza u ka kushtuar me mbyllje.
Edhe biznesi i Rudina Qosjes po përjeton krizën më të madhe që nga themelimi i saj para tri viteve.
“Kemi pasur rënie qysh nga muaji mars kur ka filluar kriza e pandemisë. Kjo është kriza më e madhe që po përjetojmë. Jemi detyruar të reduktojmë edhe stafin por edhe ne tjerët rrogat i marrim me vonesa”, deklaron për RTV Dukagjinin Rudina Qosja.
“Përkrahje nga qeveria nuk kemi aspak. Është qesharake shumë që kanë ndarë për ne. Por edhe më keq që ne kemi marrë vetëm pjesën e parë ndërsa pjesën e dytë që është dashur ta marrim moti nuk e kemi marrë akoma. Po e kalojmë edhe muajin gusht e nuk ka shpresë që do të dalin ato të holla”, shton me tej sipërmarrësja.
Sikurse biznesi i Rudina Qosjes në vështirësi janë edhe shumë biznese tjera.
Nga 13 marsi deri në 28 korrik në Kosovë janë shuar 255 biznese.
Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nga 255 bizneset e shuara 235 prej tyre janë biznese individuale.
Kryeministri Avdullah Hoti ka premtuar se më të hyrë në fuqi ligji për rishikimin e buxhetit do të rifilloj kryerja e pagesave nga pakoja emergjente.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











