Lajme
Shqipëria, në listën e kuqe të shumë shteteve europiane për turizëm
Shqipëria rezulton në listën e kuqe të shumë shteteve europiane për të bërë turizëm. Së fundi ka qenë Sllovenia që ka ndaluar një grup me dhjetëra turistë, të cilët kishin rezervuar për të bërë pushime në bregdetin shqiptar.
Shoqata e Operatorëve Turistikë thotë se edhe Greqia ka hapur kufijtë vetëm për qëllime thelbësore dhe jo turizëm, e njëjta gjë është dhe me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e Bashkimit Europian, përfshirë Kroacinë.
Në këtë situatë, ku vetëm Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë të hapur kufijtë me Shqipërinë, shumë prenotime të agjencive shqiptare jashtë dhe brenda vendit janë anuluar. Kjo situatë, përveç konfliktit dhe përplasjeve, po bën që shumë agjenci turistike të shkojnë drejt falimentimit.
“Me turizmin shqiptar po mbushen vetëm 15% e kapaciteteve, shumë po mbyllen dhe një pjesë e madhe janë drejt falimentimit”.
Në këtë situatë operatorët turistikë kërkojnë nga qeveria që të mbajë premtimet për shtyrjen e pagesës së taksave.
“Po na dalin në sistem këstet e tatim-fitimit”.
Qeveria vendosi shtyrjen e pagesës së tatim-fitimit për sektorin e turizmit dhe disa industri të tjera deri në prill të vitit të ardhshëm.
Si zgjidhje për të shpëtuar sektorin, bizneset e turizmit kërkojnë që qeveria shqiptare të negociojë marrëveshje bilaterale me disa shtete që kanë potencial për të sjellë turistë në vendin tonë në mënyrë që të mos paralizohet i gjithë sektori./TV Klan
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











