Lajme
Grenelli edhe zyrtarisht dorëhiqet nga Departamenti i Shtetit
Përmes një njoftimi në rrjetin social në Twitter, Emisari Special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka dhënë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit.
Ai do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit”, shkroi Grenelli, ndër tjera, në Twitter, teksa ka publikuar një foto bashkë me Trumpin.
Javë më parë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re dhe ka thënë se “mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re”, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










