Kosova
Mediat britanike: Ndeshja Kosovë – Maqedonia e Veriut, në tetor, pa tifozë
Kjo ndeshje ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në mars, ndërsa më pas ishte shtyrë për në qershor. Por për shkak të epidemisë së koronavirusit, ndeshja është shtyrë sërish dhe UEFA nuk ka zyrtarizuar ende datën e re.
Është bërë e ditur se ndeshjet e “play-off”-it” për “Euro 2020” pritet të luhen në tetor dhe nëntor të këtij viti, edhe nëse nuk lejohen shikuesit në stadiume. Kështu ka raportuar e përditshmja britanike “Daily Mail”. Deri në shtator nuk do të ketë ndeshje të ekipeve përfaqësueseve dhe disa prej 16 përfaqësueseve që do të garojnë në fazën e “play-off”-it, ia kanë bërë të ditur UEFA-s që nuk duan që ndeshjet e tyre të para pas koronavirusit të jenë gjysmëfinalet e kësaj faze, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se në gjysmëfinale të “play-off”-it, duke ardhur nga Liga e Kombeve të Evropës, luan edhe Kosova, që duhet të ndeshet me fqinjen jugore, Maqedoninë e Veriut, në Shkup. Kjo ndeshje ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në mars, ndërsa më pas ishte shtyrë për në qershor. Por, për shkak të epidemisë së koronavirusit, ndeshja është shtyrë sërish dhe UEFA nuk ka zyrtarizuar ende datën e re. Fillimisht ishte thënë se ndeshjet e “play-off”-it do të luhen në shtator.
Por, me shumë mundësi, duket se ato do të luhen në tetor dhe nëntor. Po ashtu ka rrezik që ndeshjet të luhen pa shikues në stadiume. “UEFA dhe përfaqësueset e përfshira po punojnë me qëllim që ndeshjet gjysmëfinale të luhen në tetor, ndërsa finalet në nëntor”, ka shkruar e përditshmja britanike në fjalë. Në shtator pritet të nisë edhe edicioni i ri i Ligës së Kombeve të Evropës. Më 3 shtator, Kosova duhet të luajë në fushë të huaj me Moldavinë, ndërsa më 6 shtator të presë Greqinë në Prishtinë.
Në tetor është planifikuar të luhen ndeshjet me Slloveninë në shtëpi dhe me Greqinë në fushë të huaj. Në nëntor, në program janë ndeshjet me Slloveninë në fushë të huaj dhe me Moldavinë në shtëpi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













