Lajme
Kosnett: Ushtria e Kosovës i ka treguar botës se është e aftë të ofrojë ndihmë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se Kosova i ka treguar botës se ushtria e saj është e aftë të ofrojë ndihmë për të gjithë të tjerët në rast nevoje.
Kosnett ka marrë pjesë në një eveniment të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, nën moton “Investimi i Diasporës shqiptare në Kosovë”.
Kosnett tha nga aty se Ushtria e Kosovës dhe shteti kosovar po tregojnë gjithmonë e më shumë aftësitë e tyre, duke përmendur rastin e fundit të tërmetit në Shqipëri.
Ai tha se kjo ishte një shembull nga ana e Kosovës se si duhet ngritur partneriteti rajonal mes shteteve të rajonit.
“Kohët e fundit, Kosova i ka treguar botës se kjo forcë e sigurisë është e aftë të ofrojë ndihmë për të tjerët në nevojë. Kur tërmeti tragjik goditi Shqipërinë, korpusi i reagimit ndaj emergjencave punoi krah për krah me ekipin tonë të reagimit ndaj krizave, duke dërguar ndihma orë pasi që ra tërmeti. Unë e shoh këtë si një shembull se si Kosova është ngritur në një partner mbështetës rajonal”, tha Kosnett.
Ambasadori Kosnett, duke folur për prioritetet amerikane në Kosovë, tha se ato, së fundi, i ndajnë në tri sosh: në paqe, në drejtësi dhe në prosperitet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












