Fun
Rekord Guiness i kosovarit: 100 mijë funta në Bingo
Është mirë që tani unë mund të ndihmoj familjarët dhe mund t’i gostit ata për Krishtlindje dhe Vit të Ri, ata vërtetë e meritojnë”.
Pronari kosovar i një autolarje në Londër ka fituar 100 mijë funta në “Beacon Bingo Club-Cricklewood”, duke bërë Rekord Botëror në Guinness për fitimin më të madh kesh ndonjëherë në lojë fati në vendngjarje.
Fjala është për shqiptarin 35 vjeçar, Shaban Binaku. “Ende nuk mund të besoj që kam fituar, por më duket se ende po ëndërroj”, transmeton lajmi.net.
“Këto para do ta ndryshojnë jetën time dhe të familjes sime komplet, dhe s’mund të vinin në kohë më të mirë se kjo”. “E kam familjen këtu në Londër dhe në Kosovë, dhe bëhet e vështirë ndonjëherë kur luftojnë për ekstra para. Është mirë që tani unë mund t’ju ndihmoj dhe mund t’i gostit ata për Krishtlindje dhe Vit të Ri, ata vërtetë e meritojnë”.
Shabani, i cili e cilëson veten si “fatlum”, ka fituar më parë çmime kesh prej 10 mijë dhe 5 mijë funta në “Beacon Cricklewood, ku ndanë së paku tre herë në javë ato me familjen e miqtë e tij. “Absolutisht jam i dashuruar me bingon, por unë luaj vetëm në Beacon Bingo”, shton ai. “Jo pse aty janë fitimet më të mëdha sesa në bingot tjera, por stafi është më i shoqërueshëm. Unë kaloj kohë të mirë sa herë që shkoj tek ta”.
Steve Lightfoot, menaxheri kryesor në Cricklewood Club thotë se janë të kënaqur me Shabanin. Ai tashmë jo vetëm që i ka fituar 100 mijë funta për festat e fundvitit, por ka shënuar edhe Rekordin Botëror të Guinness. “Patëm një natë të mrekullueshme, dhe holli i lokalit ishte i mbushur me njerëz nga të gjitha moshat duke festuar natën e rekordit”, shtoi Lightfoot.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









