Kalendari
Kim Mehmeti jep një konferencë për situatën e shqiptarëve të Maqedonisë në Universitetin e Lozanës
Shkrimtari dhe analisti i njohur nga Maqedonia, Kim Mehmeti, do të flasë në Lozanë në një konferencë për gjedjen e shqiptarëve të Maqedonisë në organizim të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Lozanës
Siç njofton Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës bëhet fjalë për një konferncë që do të ketë në fokus gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë, që nga fillimi i viteve 90‘ deri në ditët e sotme.
“Pikërisht me qëllim të informimit rreth këtyre ngjarjeve në Maqedoni, në emër të kryesisë së Shoqatës së studentëve shqiptarë të Universitetit të Lozanës dhe të asaj të faqes së internetit www.nationbicephale.com, jeni të ftuar në një konferencë gjatë të cilës do ta kemi nderin të dëgjojmë Kim Mehmetin“, thuhet në ftesën e studentëve.
„Përveç shkrimtarit dhe publicistit të shquar që është Kim Mehmeti është edhe njëri ndër analistët politik shqiptar më i njohur dhe i vlersuar i kohës sonë i cili nuk ngurron asnjëherë për të ngritur fjalën rreth padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve të Maqedonisë“, – thuhet në njoftimin e Shoqatës së Studetëve Shqiptar të Llozanës.
„Para disa muajve, fillimisht në Shkup dhe më pas në qytete të ndryshme të Maqedonisë, të Kosovës, të Shqipërisë dhe anë e mbanë botës, u zhvilluan protesta paqësore dhe masive për të vënë në spikamë gjendjen e papranueshëme në të cilën gjinden shqiptarët e Maqedonisë. Tani, manifestimet u shuhen, por diskriminimi po vazhdon!“,. thuhet më tutje në njfotim.
Në konferencën e cila do zhvillohet në ambientet e Universitetit të Llozanës hyrja është falas dhe e hapur për të gjithë.
Konferenca mbahet më 17 tetor nga ora 19 e 30.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










