Lajme
Kriza ekonomike edhe më e thellë se ajo politike
Ekspertët e çështjeve ekonomike konsiderojnë se kriza në ekonomi është edhe më e madhe se ajo në politikë, madje ka tendencë të përkeqësimit
Kriza politike që ka përfshirë Kosovën që nga periudha e zgjedhjeve, 8 qershor 2014, po reflektohet edhe në zhvillimet ekonomike në vend. Madje ekspertët e çështjeve ekonomike konsiderojnë se kriza në ekonomi është edhe më e madhe se ajo në politikë, madje ka tendencë të përkeqësimit.
Rritja ekonomike për jo më shumë se 3 për qind, papunësia rreth 40 për qind, varfëria ekstreme 10 për qind, si dhe deficiti i lartë tregtar, janë shifra që sipas ekspertëve, tregojnë se ekonomia e Kosovës është në krizë të thellë tash e sa vjet.
Agron Demi është drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP). Ai për Radion Evropa e Lirë, thotë se rritja ekonomike është e varur nga investimet publike dhe jo nga sektori privat, gjë që, sipas tij, do të duhej të ishte e kundërta.
Një nga stadet e para të një politike të gabuar ekonomike, sipas tij, është që nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, të cilat nuk kanë sjell përftimet e duhura ekonomike, por edhe korrupsioni i lartë që nuk e ka paraqitur Kosovën si një vend atraktiv për investitorët e huaj
“Por edhe forca punëtore, e cila nuk është kualifikuar sa duhet për të ndërmarrë detyra që janë të kërkuara për bizneset në shekullin XXI. Të gjitha këto kanë kontribuar që Kosova të mos jetë e zhvilluar ekonomikisht dhe të përballemi me të gjitha këto probleme”, thotë Demi.
Barrën më të madhe të ngecjes së zhvillimit ekonomik e bartin qytetarët e saj.
Vehbi Dragusha është 56 vjeç me profesion punëtor grafik, i cili thotë se profesionin e tij nuk e ushtron tash e sa vjet, pasi që nuk ka arritur të gjejë një vend pune. Ai tregon për vështirësitë ekonomike të familjes së tij prej gjashtë anëtarësh.
“Është mjaft e vështirë, kur kemi qenë të punësuar ka qenë e vështirë e lërë më tani. Shumica nuk punon, ka shtrenjtime të mëdha, tani së fundi është shtrenjtuar edhe energjia elektrike dhe Qeveria nuk ndërmerr asgjë, nuk arrin as t’i kontrollojë, prandaj është e vështirë”, shprehet Dragusha.
Ndërsa zëvendëskryeredaktori i Zërit, Lavdim Hamidi e sheh rrezikun më të madh nga premtimet e lidershipit për rritje pagash, në një kohë kur Kosova nuk po shënon rritje të nsiderueshme ekonomike e buxhetore.
“Në periudhën kur shpenzimet janë shumë më të larta se sa të hyrat dhe në të njëjtën kohë kur mungojnë rezervat buxhetore në Bankën Qendrore, atëherë s’ka se si të mos shkojë vendi drejt falimentimit”, konsideron Hamidi në një shkrim autorial.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











