Jeta në Zvicër
Dhoma e kantoneve e kalon projektligjin “Lex USA”
Pro kanë votuar 24 deputetë kundër, 20 sish ndërsa një deputet është përmbajtur
Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës, pas pesë orë diskutimesh ka miratuar projektligjin për konfliktin tatimor me SHBA-në, të njohur me emrin “Lex USA”. Pro kanë votuar 24 deputetë kundër, 20 sish ndërsa një deputet është përmbajtur.
Komisioni për ekonomi pati rekomanduar mospranimin e ligjit, por, shumica në parlament ka vendosur që të shqyrtohet përmbajtja e tij.
Gjatë debatit të gjatë dhe me tensione deputetët janë ndarë në dy “tabore”, për dhe kundër ligjit. Kundërshtarët e ligjit tërhiqnin vërejtjen se me miratimin e tij po realizohej një nënshtrim ndaj presioneve dhe se Zvicra po hiqte dorë nga sekreti bankar. Ndërsa ata që ishin në favor të miratimit këtë e arsyetonin me frikën nga prishja e marre¨dhënieve me SHBA-në. “Një shett sovran nuk lejon kurrë të shantazhohet” ka thënë deputeti Peter Föhn nga SVP/UDC. Ndërsa Thomas Minder, pa parti, është shprehur “Nuk kisha menduar kurrë se se do të lejojmë të përulemi kaq shumë në kuptimin e politikës së jashtme”.
Pas miratimit, deputetët, në seancën e pasdites po debatojnë për nenet e ligjit veç e veç.
——————————-
Ligji mbi marrëveshjen bankare në mes të Zvicrës dhe SHBA-së, i bërë i njohur tashmë si “Lex Usa” është shndërruar në temë shumë të nxehtë, rreth të cilës politikanët po zhvillojnë një debat me tensione. Aktualisht, që nga or 8.20 rreth këtij ligji është duke debatuar Dhoma e Kantoneve (Senati) në parlamentin e Zvicrës, dhe të gjitha mediet e këtushme janë duke i dhënë hapësirë të madhe këtij debati.
Bëhet fjalë për ligjin i cili u mundëson autoriteteve amerikane që të kenë qasje në informacionet e bankave zvicerane, gjegjësisht në ato infemacione që kanë të bëjnë me klientët amerikanë.
Në seancën e pardjeshme kjo dhomë nuk e kishte kaluar këtë ligj, me ç`rast një diferencë e vogël (21 me 20) kishte vendosur kundër.
Në seancën e sotme, partitë si SVP/UDC, FDP/PLR dhe pjesë të SP/PS-së po shprehen për hedhjen poshtë të këtij ligji ndërkohë që CVP/PDC, BDP dhe GLP janë pro ligjit.
Sipas deputetit të CVP/EVP, Pirmin Bischof ligji e ka një përparësi pasi që u mundëson bankave autonomi në vendosje. Për këtë arsye nuk janë të detyruar politikanët të njohin detajet e kontratës, por bankat, të cilat pastaj mund të reagojnë në mënyrë të mëvetësishme. Bischof përfaqëson pakicën në senat e cila e mbështet ligjin.
“Ne e dimë se çfarë do të ndodhë nëse i themi po ligjit. Bankat e goditura me këtë rast nuk do të detyrohen të paguajnë gjoba të mëdha. Por ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nëse e hedhim poshtë ligjin”, ka shtuar Bischof. “Refuzimi i ligjit i dërgon sinjal të rrezikshëm SHBA-së”, ka thënë ai.
Ndërsa deputeti i FDP/PLR-së Pankratz Freitag ka thënë se më shumë rëndësi ka reputacioni i parlamentit se sa konsekuencat eventuale financiare që do të bartin bankat. Deputeti dhe kryetari i SP/PS-së, Christian Levrat është shprehur se nuk është i informuar për detajet e marrëveshjes por ai kërkon një qasje transparente dhe demokratike. Ai ka theksuar se është shumë me rëndësi të evitojmë pranimin e ligjit pasi që në këtë mënyrë ai do të bëhet precedent për veprime tjera të ngjashme.
Debati është duke vazhduar edhe në këto momente. Albinfo.ch do të sjellë detaje nga ky debat në vazhdimësi.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











