Jeta në Zvicër
Votohet për azilin dhe për zgjedhjen direkte të qeverisë
Ligji për azilin është miratuar nga parlamenti por ai megjithatë hidhet në votim pasi që një pjesë e spektrit politik të majtë ka kërkuar që për këtë çështje të vendoset me referendum.
Sot, e dielë, në Zvicër votohet për dy inciativa në nivel vendi dhe për një numër të tjerash, në nivele kantonale dhe lokale. Në nivel nacional populli do të përcaktohet rreth iniciativës për azilin dhe asaj për zgejdhjen e qeverisë federale në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Lidhur me zgjedhjen e drejtpërdrejtë të qeverisë, iniciuesja, SVP/UDC arsyeton se, nëse qeveritë e komunave dhe të kantoneve zgjidhen direkt nga populli, nuk ka ndonjë arsye që kështu të mos ndodhë edhe me qeverinë nacionale. Kjo do të përbënte një forcim të demokracisë.
Ndërsa kundërshtarët e iniciativës thonë se një mënyrë e tillë do të ishte joproduktive pasi që, nëse ajo do të aprovohej, atëherë vendi do të gjendej gjatë gjithë kohës në fushatë zgjedhore.
Aktualisht, qeverinë e vendit e zgjedh parlamenti.
Bazuar në sondazhet e bëra në vazhdimësi, kjo iniciativë ka pak gjasa të miratohet. Dy të tretat e të anketuarve janë shprehur kundër. Po kështu, kundër saj janë të gjitha partitë e mëdha përveç SVP-së.
Ndryshe qëndron puna me referendumin për rishikimin (lexo:ashpërsimin) e Ligjit mbi Azilin. Anketat e bëra pak kohë më parë thonë se 57% e votuesve do ta votonin iniciativën e përmendur. Ndër objektivat kryesore të këtij rishikimi janë shpejtimi i procedurave të azilit, ngritja e qendrave të azilit në nivel federal pa kërkuar lejen e kantoneve, ndalimi i kërkimit të azilit në përfaqësitë diplomatike të Zvicrës etj.
Ligji i rishikuar i azilit, (për të cilin votohet sot) në saje të procedimit të tij me urgjencë nga parlamenti, në fakt është në fuqi që nga viti i kaluar. Por ai megjithatë hidhet në votim pasi që një pjesë e partive të majta dhe e organizatave për migracion kanë kërkuar që për këtë çështje të vendoset me referendum.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












