Fun
Anxhela Martini “i kthen shpinën” Pajtim Kasamit?
Kasami: “Anxhela bën gjithçka për tu bërë e famshme. Ajo i pëlqen meshkujt e suksesshëm, pa dallim nëse janë të rinj, të moçëm, të bukur, të shëmtuar..."
Pak ditë më parë është bërë publike lidhja e re e modeles së famshme shqiptare-zvicerane Anxhela Martini me multimilionerin Tim Vögele. Por, ajo që nuk është ditur dhe na e zbulon futbollisti shqiptaro-zviceran Pajtim Kasami, ka qenë pikërisht ky vetë, që “e ka pasur në dorë” gjatë tre muajve të fundit bukuroshen 26 vjeçare me prejardhje nga Shkodra.
Kasami, futbollist i Fulham-it anglez vetëm tund kokën pa kuptuar gjë kur flet për “të ikurën” e tij. “Anxhela bën gjithçka për tu bërë e famshme. Ajo i pëlqen meshkujt e suksesshëm, pa dallim nëse janë të rinj, të moçëm, të bukur, të shëmtuar, të zinj apo të bardhë. Kapital i saj është pamja e bukur. Ajo është sipërfaqësore.”, ka thënë Kasami 20 vjeçar.
Ndërsa, i pyetur nëse me këtë rast po flet nga ndjenja e xhelozisë pasi që është braktisur nga bukuroshja, ai thotë: “Ky kapitull është i mbyllur për mua. Unë shpresoj që Anxhela të jetë e lumtur me atë çfarë po bën”.
Tim Vogele, më i riu në krah të bukuroshes shqiptare është trashëgimtar i një kompanie të madhe tekstili, pasuria e të cilit vlerësohet në mes 400 dhe 500 milionë euro.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











