Dhjetëra milionë kilovatorë energji nga era

Sasia e prodhuar do të mjaftonte për të mbuluar nevojat e shfrytëzuesve privatë të qyteteve Neuchatel dhe Delemont

Në Zvicër, vitin që kaloi është prodhuar dukshëm më shumë energji nga turbinat me erë , krahasuar me vitet e kaluara. Sipas llogaritjeve jo përfundimtare, gjatë vitit që lamë pas janë prodhuar 74 milionë kilovatorë energji nga era.Kjo sasi do të mjaftonte për të mbuluar nevojat e shfrytëzuesve privatë të qyteteve Neuchatel dhe Delemont.Rritja e prodhimit të kësaj energjie në vitin 2010 ka ardhur si rezultat i lëshimit në punë të dy centraleve të erës, njëri në Mont-Crosin në Jurën e Bernës dhe tjetri në Le Peuchapatte të Jurës.