Calmy Rey për intensifikim të bashkëpunimit me BE-në
Presidentja e re ka shpallur edhe vitin e saj presidial si vit të bashkëpunimit të Zvicrës me BE-në

Presidentja e zgjedhur rishtaz dhe ministrja e punëve të jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey është shprehur për më shumë përpjekje për të mbajtur raporte të mira me Bashkimin Evropian. Këtë kërkesë ajo e ka theksuar në një intervistë dhënë gazetës së të dielës „SonntagsZeitung” (botim i gazetës Tages Anzeiger).
„Nuk është strategji e pëlqyeshme që të pritet deri sa të rritet presioni nga BE-ja. Prandaj na duhet dinamizim i rrugës bilaterale të bashkëpunimit”, ka thënë Calmy Rey. Por, në të njëjtën kohë ajo është shprehur se kjo nuk bën të shkojë në dëm të sovranitetit të Zvicrës. Presidentja ka shpallur edhe vitin e saj presidial si vit të bashkëpunimit me BE-në.
Mirëpo, siç vërejnë mediet zvicerane, e gjithë pjesa tjetër e qeverisë në Bernë nuk ndan mendimin me kryetaren e saj. Qeveria Federale ka bërë të ditur të premten se ajo, në marrëveshjet bilaterale me BE-në nuk do të lëvizë nga pozicionet e deritashme.
Ky qëndrim i fortë kishte ardhur si një përgjigje ndaj pretendimeve të shpeshtuara të BE-së sipas të cilave Zvicra duhet t`i përshtatet pozicioneve të BE-së në disa fusha ku nuk po realizohen marerëveshjet bilaterale të nënshkruara nga të dyja palët.
E-Diaspora
-
I jepet lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri Me mijëra pjesëmarrës anë e mbanë Austrisë, familjar, miq dhe të afërm, mes lotësh sot rreth...
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
Jeta në Austri
-
I jepet lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri Me mijëra pjesëmarrës anë e mbanë Austrisë, familjar, miq dhe të afërm, mes lotësh sot rreth...
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës