Nis gjykimi i pesë trafikantëve
Të dyshuarit pretendohet se i kanë pajisur disa persona me dokumente të falsifikuara për të udhëtuar nga Kosova në vendet e Be dhe SHBA
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është konfirmuar aktakuza kundër pesë qytetarëve kosovarë nën dyshimin për kontrabandim të emigrantëve nga Kosova në vendet tjera, kryesisht në Bashkimin Evropian por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) Aktakuza është ngritur nga një prokuror i Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) kundër: Bekë Nikqit, Qerim Dreshajt, Nuradin Ahmetit, Pjetër Krasniqit dhe Jeton Smakajat. “Këta persona akuzohen për veprat penale të përfshirjes në kontrabandimin e emigrantëve, përpjekjes për përfshirje në kontrabandimin e emigrantëve dhe për prodhimin, ofrimin dhe posedimin e dokumenteve të falsifikuar të udhëtimit apo identifikimit për ta mundësuar kontrabandimin e emigrantëve dhe për të përfituar dobi financiare apo dobi tjera materiale”, thuhet në një njoftim të EULEX-it.
Të dyshuarit pretendohet se i kanë pajisur disa persona me dokumente të falsifikuara për të udhëtuar nga Kosova në vendet e huaja kundrejt, shumave të mëdha të parave që ua kishin marrë atyre. Gjithashtu në listeëne hetime nga prokurori i EULEX-it është Demë Nikqi, një i dyshuar tjetër për këtë rast, i cili po ashtu mendohet se është përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve. Ky nuk është rasti i parë që Prokuroria ndjek penalisht kontrabanduesit emigrantëve. Një grup tjetër është dënuar me dhjetëra vjet burg për përfshirje në një rrjet tjetër me kontrabandistë, i cili pësoi tragjikisht në lumin “Tisa”, ku humbën jetë disa kosovarë. Kontrabanda me njerëz ka qenë një zeje shumë prifitabile në Ballkan. Shumë njerëz për shkak të krizave politike, por edhe ekonomike kanë shitura pasuritë, për të emigruar në vendet e BE-së. Ky intensitet kohën e fundit ka filluar të bije për shkak të liberalizmit të vizave.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










