Kosova
A është Limaj shkak i mospublikimit të listës nga PDK?
“Në PDK ka përçarje mes të rinjve dhe themeluesve, ndërsa mosfutja e Limajt po e vonon publikimin e listës”
Një nga temat më të diskutuara ditëve të fundit ka qenë mundësia e përfshirjes së Fatmir Limaj në listën e kandidatëve për deputetë të Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, në këto zgjedhje Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së, pasi një vendim i tillë është marrë nga kryesia e kësaj partie. Ndërkohë, PDK ende nuk e ka publikuar listën finale të kandidatëve për deputetë, çka ka nxitur spekulime nëse mospërfshirja e Limajt është arsyeja kryesore e vonesës.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar Ardian Gaxherri, i cili deklaroi se brenda PDK-së ekziston një përçarje serioze.
“Është një lëmsh i madh aty në PDK, janë ndarë në dysh, të rinjtë me themeluesit. Unë besoj që do të kenë presion nga njerëz me ndikim dhe prapë ta fusin Fatmir Limajn, sepse mendoj që ky është një budallallëk shumë i madh që ka bërë PDK-ja. Ku do me i marrë PDK-ja votat?”, deklaroi Gaxherri.
Ai shtoi se përfshirja e Limajt do t’i sillte PDK-së rreth 30 mijë vota, duke e konsideruar largimin e tij si një vendim të dëmshëm për rezultatin zgjedhor të partisë.
PDK pritet që në ditët në vijim të bëjë publike listën përfundimtare të kandidatëve, ndërsa debati për mungesën e Limajt vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes politike./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












