Gjenevë: Rebelohen 40 të burgosur

Në burgun “Champ-Dollon” 40 të burgosur kanë refuzuar t’iu kthehen qelive. Intervenon policia dhe burgu iu është rikthyer normalitetit

Policisë së Gjenevës iu është dashur të intervenojë me forcë të shtunën mbrëma, për t’i qetësuar 40 të burgosur të cilët refuzonin të ktheheshin në qelitë e tyre, raporton e përditshmja “20 Minutes”.

Rebelimi i të burgosurve ka ardhur, siç thuhet, pas darkës së përbashkët të njësisë së burgut të “Champ-Dollon” në Gjenevë. Dyzetë të burgosurit, siç thuhet në një  komunikatë të Kancelarisë së Shtetit kanë refuzuar t’iu kthehen qelive, për shkak të sanksionimit të dy të burgosurve.

Të dënuarit në fjalë kanë qenë të fajësuar për një sulm ndaj njërit të burgosurve, i cili pastaj është dashur t’iu nënshtrohet organeve mjekësore, thuhet në njoftim.

Pas bisedave të kota, të rebeluarve iu është dhënë edhe një ultimatum, por ka rezultuar pa efekt. Duke qenë e mobilizuar në numër, policia ka intervenuar në ora 20.30 dhe me ndihmën e personelit të burgut, të rebeluarit jkanë rikthyer nëpër qeli.

Komunikata në fjalë precizon se nuk ka pasur të lënduar dhe se burgu iu është rikthyer normalitetit.