Padi kundër palës së panjohur lidhur me “aferën libiane”

Qeveria ngre padi „kundër palës së panjohur" lidhur me dekonspirimin që i është bërë në medie raportit "libian"

Vetëm një ditë më parë, komisioni përkatës i parlamentit kishte refuzuar ndjekjen penale të shkaktarit të daljes publikimit të informatave për „aferën e Libisë”. Ai, përmes kryetarit të tij Claude Janiak e kishte arsyetuar këtë me pamundësinë e zbulimit të burimit të informatës.

Ndërkaq, sot, Qeveria Federale ka deklaruar të kundërtën. Ajo ka vendosur që të ngrejë padi „kundër palës së panjohur” lidhur me këtë dekonspirim që i është bërë në medie pjesës së mbajtur sekret të raportit “libian”, disa ditë para publikimit.