Bankat të rrisin kapitalin rezervë
Masat do të mundësojnë që në të ardhmen shteti të mos detyrohet të investojë para të taksapaguesve për të shpëtuar bankat
Dy bankat më të mëdha të Zvicrës UBS dhe Credit Suisse, sipas një propozimi të qeverisë zvicerane, në të ardhmen duhet të lënë më shumë kapital rezervë se sa kanë lënë deri më tash. Kjo, për t`i ikur krizave sikur ajo që kishte kapluar bankat në fjalë gjatë vitit 2008, njofton drs.ch.
Sipas këtij propozimi, kapitali rezervë i bankës UBS duhet të jetë 19 përqind e vlerës së përgjithshme, përqindje kjo që është dukshëm më e lartë se sa kërkohet me rregullat ndërkombëtare. Qeveria e ka dërguar propozimin përe procedim të mëtejmë për të iniciuar kështu ndërrimin e ligjit përkatës.
Po ashtu dy bankat e mëdha do të obligohen që në rast kërcënimi nga falimentimi, të organizohen në atë mënyrë që sektorët e tyre me rëndësi vitale për ekonominë zvicerane të mund të ndahen nga tërësia.
Këto masa do të mundësojnë që në të ardhmen shteti të mos detyrohet të investojë para të taksapaguesve për të shpëtuar bankat.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










