Kuriozitete
Fitimi ga Prishtina “fluturon” mbi kulmet e Zvicrës
Xhirimet i ka bërë kur ka qenë për pushime në Zvicër ndërsa klipin nga këto xhirime e ka realizuar më vonë dhe e ka hedhur në Yoitube para pak ditësh
Fitim Krasniqi, një i ri 23 vjeçar nga Prishtina e shijon Zvicrën duke e shfrytëzuar atë si një “shesh lodrash”. Ai ka vizituar qytete të ndryshme të Zvicrës dhe ka përjetësuar me kamerë akrobacionet e shumta që i ka realizuar. Gazeta “20 Minuten” e ka prezantuar këtë qëndrim dhe aktivitet jo të zakonshëm, të kosovarit në Zvicër.
Me “saltat” dhe kërcimet që i ka bërë në Freiburg, qëndrimin në duar mbi kulmet e Gjenevës dhe me ngjitjet në shtatoret e Bernës, videoja e Fitimit që ushtron këtë sport-akrobacion ”Run Parkour”, e tregon Zvicrën nga një anë krejtësisht tjetër, transmeton albinfo.ch.
Xhirimet i ka bërë kur ka qenë për pushime në Zvicër ndërsa klipin nga këto xhirime e ka realizuar më vonë dhe e ka hedhur në Yoitube para pak ditësh.
“Kur e shikoj videon, e shoh veten të kthyer në kohën kur kam qenë në Zvicër dhe jam nider kaq mirë”, thotë Krasniqi. Ideja për ta bërë këtë klip, atij i ka ardhur kur ka qenë në Zvicër. “Vendet e jashtëuzakonshme, të bukura dhe të vjetra më kanë frymëzuar për ta bërë videon”, transmeton albinfo.ch fjalët e tij. Mirëpo, procesin e xhirimit e kanë ngadalësuar “negociatat” me pronarët e ndërtesave të cilat shihen në videoklip”, thotë ai.
Fitimin e ka fascinuar parkour dhe akrobatika që kur ka qenë fëmijë. “Inspirimin dhe motivin e kam nga filmat e Hollivudit”. Ndërsa fillimet praktike të ushtrimit të këtij pasioni datojnë prej nëntë vitesh. Mirëpo, për të realizuar akrobacione të tilla çfarë shihen në këtë video, üeshtë dashur shumë kohë dhe ushtrime. Po ashtu duhet të mbahet parasysh se ky është një aktivitet i rrezikshëm, ku mund të lëndohesh. “Fatmirësisht gjatë xhirimeve në Zvicër nuk ka ndodhur asgjë”; thotë ai.
Ndonëse ka xhiruar edhe në shtete tjera, ai thotë se Zvicra mbetet vendi i tij i favorizuar për të ushtruar këtë shkathtësi.
http://www.20min.ch/schweiz/news/story/Kosovare-dreht-in-der-Schweiz-einen-Parkour-Clip-11803059
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












