Zvicra, vendi i katërt në botë për nga niveli i demokracisë
Para Zvicrës në këtë ranglistë janë vetëm shtetet skandinave: Norvegjia, Suedia dhe Finlanda
Një hulumtim i bërë nga organizata amerikane për të drejtat e njeriut „Freedom House” dhe Human Development Index e OKB-së, Zvicra ka zënë vendin e katërt në listën e vendeve më demokratike në botë. Para Zvicrës në këtë ranglistë janë vetëm shtetet skandinave: Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, shkruan gazeta Tages Anzeiger.
Krahasuar me ranglistën e fundit, Zvicra është ngritur një shkallë më lartë, duke i zënë kështu vendiun Danimarkës. Niveli i ngritur i demokracisë zvicerane sipas kësaj rangliste dëshmohet edhe me zvogëlimin e diferencës së saj krahasuar me Finlandën që zë vendin e tretë. Kjo diferencë është vetëm 0.4 pikë nga 1.8 pikë sa ishte më parë.
Hulumtimi është bazuar në të dhënat e viteve 2008-2009. Ai ka konstatuar se Zvicra, me 2.66 pikë, ka bërë përparimin ndër më të mëdhenjtë në mesin e njëzet vendeve demokratike të krahasuara. Vetëm Uruguai ka shënuar përparim proporcioonalisht më të madh.
Ndërkaq, në mesin e 10 vendeve më demokratike bën pjesë vetëm një vend jo evropian. Bëhet fjalë për Zelandën e re, që gjendet në vendin e gjashtë. Gjermania në këtë ranglistë radhitet e dhjeta ndërsa SHBA – e pesëmbëdhjeta.
Lista bazohet në indikatorët si: politika, gjinia, ekonomia, shkenca, shëndetësia dhe ambienti.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










