Lajme
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare
Paneli do të sjellë në fokus profilet e suksesshme të artit shqiptar në diasporë, duke bashkuar emra të njohur ndërkombëtarisht për të diskutuar rolin e krijimtarisë dhe identitetit kulturor shqiptar në skenën bashkëkohore.
Në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Kombëtar organizon panelin “Zërat e Diasporës – Krijimtaria, identiteti dhe fryma shqiptare në artin bashkëkohor”, i cili do të mbahet nga ora 17:00 deri në 18:15, shkruan albinfo.ch.
Paneli, nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, do të fokusohet në rolin e artistëve shqiptarë në diasporë si bartës dhe promovues të identitetit kulturor në një kontekst global, duke trajtuar ndikimin e tyre në skenën ndërkombëtare të artit.
Në këtë diskutim do të marrin pjesë:
• Aulon Naçi (Drejtor i Përgjithshëm i TKOBAP)
• Gëzim Myshketa (bariton)
• Salvatore Frega (kompozitor)
• Anbeta Toromani (balerinë)
• Marigona Qerkezi (soprano)
Aktiviteti do të përmbyllet me një përshëndetje artistike nga pjesëmarrësit, duke i dhënë takimit një dimension të veçantë kulturor dhe emocional./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













