Nxënësit e Shkollës Shqipe nga kantoni Vaud festuan bashkë Ditën e Flamurit
U paraqit një program krejtësisht shkollor, i përgatitur vetëm nga nxënësit dhe mësimdhënëset e shkollës shqipe
Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit nxënësit e Shkollës Shqipe nga kantoni Vaud organizuan një manifestim të përbashkët shkollor në Lozanë më 28 nëntor 2010 në “Salle de Grand Vennes”.
Organizimi i manifestimeve të këtilla shkollore tani më është bërë një traditë në kantonin e Vaud-it. Kjo është hera e katërt radhazi që nxënësit e Shkollës Shqipe organizojnë manifestime të përbashkëta për nder të datave të shënuara të historisë sonë kombëtare (Dita e Flamurit, 17 shkurtit – Dita e Pavarësisë së Kosovës si dhe 7 Marsi – Dita e Mësuesit).
Me gjithë drojën se për shkak të motit me borë manifestimi mund të dështonte, në asnjë manifestim shkollor të organizuar deri më tani nuk ka pasur aq shumë pjesëmarrës në sallë sa që pati tani. Ftesës tonë për pjesëmarrje iu përgjigjën edhe shumë bashkatdhetarë tanë nga kantonet tjera të Zvicrës.
Dëshira për të festuar së bashku këtë ditë të rëndësishme të historisë tonë kombëtare e lehtësoi angazhimin e një numri të madh të nxënësve, mësimdhënësve si dhe aktivistëve të LAPSH-it të cilët nuk nguruan ti përgjigjen ftesës tonë për organizimin e një manifestimi të përbashkët shkollor.
Shumica e nxënësve që vijojnë mësimin në gjuhën amtare në kantonin Vaud ishin të pranishëm në sallë. Fjala është për nxënësit nga shkollat në Rolle, Morges, Nyon dhe Lozanë të udhëhequr nga mësueset: Burbuqe Ahmetaj, Shpresa Idrizi, Taibe Feka, Merita Ajeti, Hasime Nishori dhe Minavere Krasniqi.
Pjesëmarrja e prindërve, bashkatdhetarëve dhe miqve të Shkollës Shqipe ishte e madhe kështu që edhe fëmijët ndiheshin të frymëzuar për të kënduar, recituar apo vallëzuar. Ftesës tonë për pjesëmarrje në manifestim, për fat të keq, kësaj radhe nuk iu përgjigj pozitivisht asnjë nga përfaqësuesit e ambasadave shqiptare në Zvicër.
Paraqitja e nxënësve në skenë ishte thjeshtë e bukur, e hijshme dhe serioze. U paraqitën me një program të zgjedhur, të larmishëm dhe të përgatitur mirë. Nxënësit ishin udhëheqës të programit prej fillimit deri në fund. Ata e thanë fjalën hyrëse, vallëzuan, recituan, kënduan dhe ata vetë ishin moderatorët e tij. Kjo paraqitje e tyre edhe u shpërblye shpesh nga publiku me duartrokitje. Skena e përgatitur ndryshe falë sugjerimeve të piktorit tonë të njohur, zotit Samedin Asllanit, e bëri edhe më të veçantë festën.
Pasi mbaroi programi i paraparë fëmijët dhe pjesëmarrësit e tjerë të manifestimit e vazhduan festën me valle dhe muzikë të përgatitura enkas për këtë qëllim.
Si zakonisht para pjesëmarrësve të manifestimit u paraqit një program krejtësisht shkollor, i përgatitur vetëm nga nxënësit dhe mësimdhënëset e shkollës shqipe. Por, kësaj radhe pjesëmarrja e prindërve dhe bashkatdhetarëve tanë ka qenë me të vërtetë e lakmueshme.
Për më tepër informata në lidhje me manifestimin dhe aktivitetet e Shkollës Shqipe mund të shikoni në ueb faqet: www.lapsh-vd.com dhe www.lapsh-lozan.com
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










