Fun
Së shpejti hapet Muzeu i Selfieve
Një Muze i Selfieve pritet të hapet në Los Angeles muajin e ardhshëm… madje do t’iu kushtojë vizitorëve 25 dollarë për hyrje.
Si atraksion aty do të shihen vepra arti të inspiruara në selfie dhe do të ketë shumë hapësira të dizajnuara ku mund të bëhen ca të tilla prej vizitorëve. Do të ketë edhe figura me personazhe të njohura filmike.
Themeluesit erdhën me idenë pasi menduan se një muze modern nuk duhet të jetë vetëm me art – ata donin që aty të bëhen edhe foto të vet mysafirëve, transmeton Albinfo.ch.
Themeluesit Honton dhe Tair Mamedov kanë thënë për “Mashable” se lidhje mes njerëzve dhe artit ka ndryshuar.
“Tani njerëzit nuk duan të jenë vetëm klientë të heshtur, ata duan të jenë pjesë e artit. Ka më shumë selfie me Mona Lisën se që ka piktura Mona Lisa”, kanë thënë ata.
Muzeu i Selfieve do të ketë edhe hapësira të dedikuara për njerëzit të cilët kanë ndërruar jetë duke u përpjekur të bëjnë selfie.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










