Sport
Femrat e Kosovës do të përballen me Gjermaninë
Kosova është në grup me Gjermaninë, Malin e Zi dhe Islandën
Përfaqësuesja e Kosovës U-19 e femrave në futboll, sot, ka udhëtuar për në Duisburg të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin Evropian, e ku është në grup me Gjermaninë, Malin e Zi dhe Islandën, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Para shkuarjes në Gjermani, Përfaqësuesja ka pasur disa grumbullime dhe ndeshje kontrolluese dhe është bërë përzgjedhja e futbollisteve nga ana e përzgjedhësit Kushtrim Munishi, përcjell albinfo.ch
Munishi para nisjes në aeroportin “Adem Jashari” u shpreh: “ Gjatë korrikut dhe gushtit kemi pasur disa grumbullime ku kemi testuar shumë futbolliste të kësaj grup-moshe dhe bashkë me shtabin teknik jemi përpjekur ta bëjmë përzgjedhjen më të mirë të mundshme. Jemi Kombëtare e re, veç sa kemi nisur hapat e parë dhe jemi në një grup të fortë, por do të angazhohemi maksimalisht për një paraqitje dinjitoze në këto ndeshje”, deklaroi ai, duke shtuar: “Atmosfera është e mirë dhe vullneti i futbollisteve është në nivel, prandaj kjo na jep shpresë për një paraqitje të mirë. Si do që të jenë rezultatet ne do të vazhdojmë të punojmë fortë me këtë grup sikur edhe me të tjerat që mund të na bashkohen në këtë rrugëtim të Kombëtares”, theksoi Kushtrim Munishi.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











