Sport
Panucci: Cikalleshi nuk më respektoi
Futbollisti kishte nënshkruar një kontratë me klubin e ri, por kjo, sipas Panuccit, nuk ishte arsye që të vonohej për Shqipërinë
Përzgjedhësi i ri i Shqipërisë, Christian Panucci, është deklaruar sërish për përjashtimin e Sokol Cikalleshit nga grumbullimi për ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë.
Shqipëria fitoi katër pikë nga këto dy ndeshje në kualifikimet për Botërorin 2018, ndërsa Panucci ka thënë se ai nuk është respektuar nga Cikalleshi.
Sipas Panuccit, futbollisti kishte nënshkruar një kontratë me klubin e ri, por kjo nuk ishte arsye që të vonohej për Shqipërinë.
“Avioni ishte në orën 08:00 dhe mua më morën në telefon në orën 09:00. Nuk më respektuan. Kjo nuk ishte leje, por mungesë respekti. Kontratat nënshkruhen me anë të menaxherit dhe vizitat mjekësore mund të bëhen në qendra në Tiranë. Nëse një futbollist ka djalin në spital, unë i jap leje pa problem sepse familja vjen e para. Por, kur të thërret kombëtarja, duhet të jesh këtu. Nuk e kam vetëm për Cikalleshin, por për të gjithë”, tha Panucci, transmeton Top-Channel.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












