Sport
Petkovic zgjat për dy vjet qëndrimin te Zvicra
Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Vladimir Petkovic, ka nënshkruar zgjatjen e kontratës edhe për dy vjet
Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se reagoi me zgjatjen e kontratës pasi me punën e Petkovicit, Zvicra arriti të futej në top-katërshe të ranglistës së FIFA-s. Kjo federatë ka bërë të ditur se Petkovic është kërkuar nga disa klube, të cilat nuk i ka zbuluar.
Ekipi i Petkovicit ka fituar gjashtë lojë rresht në kualifikimet për Botëror, përfshirë edhe fitoren ndaj Portugalisë 2 me 0 në fillim të kampanjës. Portugalia pret Zvicrën më 10 tetor në ndoshta ndeshjen vendimtare të grupit.
Petkovici tani do të udhëheqë Zvicrën edhe në kualifikimet për Euro 2020. Ai erdhi në postin e përzgjedhësit pas largimit të Ottmar Hitzfeldit pas Botërorit 2014.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












