Në Biel/Bienne festohet Dita e Flamurit Kombëtar
Të shtunën, më 27 nëntor 2010, duke filluar nga ora 18h, shoqata të shumta kulturore dhe subjekte politike që veprojnë në Biel/Bienne dhe rrethinë organizojnë një manifestim të përbashkët kushtuar 28 Nëntorit-Ditës së flamurit Shqiptar Kombëtar dhe shpalljes së shtetit shqiptar.
Me këtë rast, janë ftuar përfaqësues të subjekteve politike nga Kosova dhe Zvicra, në mesin e të cilëve Dr.Ferid Agani, përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, të Kosovës, dhe të Maqedonisë etj.
Njëherësh do të shfaqet edhe një program i pasur me këngë e valle shqiptare nga Shoqata Kulturore Artistike “Besa” nga Biel/Bienne. Po ashtu të pranishmit do ti argëtoj këngëtari Ekrem Rama dhe grupi i tij, si dhe aktori Adem Kica. Manifestimi do të pasurohet edhe me recitimet e nxënësve të shkollave shqipe. Do të shtrohet edhe një tavolinë me specialitete ushqimore nga kuzhina shqiptare.
Manifestimi mbahet në HIRSCHENSALL, Bözingenstrasse 161, 2502 Biel/Bienne.
Info: Skender Thaqi , në tel. 079 703 04 34.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











